Komisioneri i BE-së për Politika dhe Zgjerimin e Fqinjësisë, Johannes Hahn, e ka përshëndetur takimin e kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras në Davos të Zvicrës, përcjell Fol.
Në llogarinë e tij të Twitter, Hahn e vlerësoi takimin si një lajm shumë të mirë dhe shkroi se e njëjta tregon guxim, vizion dhe shtetësi.
“Zgjidhja e kësaj çështjeje e cila po zgjat shumë gjatë, do të jetë e mirë për të dy vendet, për rajonin dhe për Evropën”, shkroi Hahn në Twitter. /Fol/
This meeting of @tsipras_eu and @Zoran_Zaev is very good news. Shows courage, vision and statesmanship. Solving this long-standing issue will be good for the countries, the region and #Europe. https://t.co/fandj9nkZ5
— Johannes Hahn (@JHahnEU) January 24, 2018