Një hajdute e ka pësuar keq teksa ka tentuar që të vjedhë dy pako të cilat ishin vendosur në derën e një shtëpie.

Ngjarja ka ndodhur në Snohomish të Uashington dhe në video është regjistruar momenti, kur postieri ka lënë 3 pako në derën e shtëpisë, e pasi ai është larguar një makinë ndalon dhe prej saj del një grua. Ajo nxiton të marrë pakot, por kur largohet rrëshqet duke thyer këmbën.

Nga automjet ka dalë bashkëpunëtori në krim, i cili e ka marrë gruan dhe e ka çuar në makinë. Raportohet se policia ka nisur hetimet për të zbuluar edh e autorët e kësaj grabitje, të mbetur në tentativë.