Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi ka anuluar debatin mbi Ligjin për përdorimin e gjuhëve në leximin e tretë, i cili u vendos si pikë e tetë e rendit të ditës të seancës së 32-të

Ai tha se debati do të vazhdojë rreth kësaj pike pasi të përmbushen kushtet për këtë.

“Përpunimi i 35.569 amendamenteve nuk ka përfunduar. Duke pasur parasysh detyrimin procedural për të përkthyer këto amendamente, pra kushtet formale për hapjen e diskutimit për këtë pikë nuk janë përmbushur”, tha Xhaferi. /Fol/