Sonte, në ora 19:00, në Pallatin e Kulturë-Tetovë, do të jepet premiera e shfaqes komedi ‘Hajduti zemër mirë’ nga shoqata ‘Artal’, shkruan Fol.

Komedia është nën regji të Artan Arsllanit me skenar të nobelistit italian Dario Fo. Në rolin kryesor luan Faton Islami, ndërsa në rolet tjera Ron Mirta, Bora Kazimi, Florina Selimi, Sellma Saiti, Altrim Mamuti dhe Egëzon Disha. Hyrja është falas për të gjithë artdashësit.

”Tema boshte e kësaj komedie është situata e vështirë e hajdutit i cili futet në shtëpi për të vjedhur dhe kapet në kurth nga pronari, por që puna të ndërlikohet më shumë pronarët që tradhtojnë njëri-tjetrin shpëtimin kërkojnë në hajdutin, i cili shpesh ndodhet në situata të vështira dhe komike, duke u përpjekur të shpëtojë veten”, theksojnë nga ‘Artal’.