Gazeta serbo-fashiste “Informer” e finacuar direkt nga Rusia njihet për prodhimin e lajmëve të rreme në stilin rus-komunist.

Sipas kësaj gazete agjentët e Shërbimit të Inteligjencës Shqiptare SHISH, në Serbi janë të ngarkuar me mbledhjen e informacionit rreth marrëdhënieve midis Beogradit dhe Moskës. Qëllimi i tyre është të përjashtojë Rusinë nga negociatat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe ta detyroj Serbinë që të njohë shtetin e Kosovës.

Ky informacion u publikua dje nga portali rus ‘Sputnik’, (ky portal edhe më zi se sa Informer) duke cituar burime nga Kremlini pranë Vladimir  Putinit. Detyra kryesore e agjentëve shqiptar, sipas pretendimeve në Moskë, është të dëbojë Rusinë nga negociatat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe dhe ta detyroj Serbinë që të njohë shtetin e Kosovës.

Sipas këtyre pohimeve, Shërbimit të Inteligjencës Shqiptare SHISH, ka marrë nga autoritetet në Tiranë një direktivë që dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës të shkatërrojnë, sepse vlerësohet se kjo është e vetmja mënyrë që Serbia të njohë Kosovën.

Sipas pretendimeve serbe SHISH ka për mision shkatërrimin e marrëdhënieve të Beogradit dhe Moskës për të përjashtuar Kremlinin plotësisht nga ‘historia e Kosovës’. Sputnik rus citon ish-operativin UDB’së Bozidar Spasic, i cili thotë se rreziku kryesor nga aktivitetet e agjentëve të SHISH-it buronte nga lidhjet e tyre me shërbimet e vendeve të mëdha të NATO-s.