Ardiana DAUTI

Vetëm qytetarët e vetëdisuar mund të sjellin ndryshimim , por fatkeqsisht neve nuk jemi të vetëdisuar akoma. Protestat janë instrumenti më demokratik dhe legjitim me anë të së cilës qytetarët shprehin pakënaqësitë dhe revoltën e tyre ndaj së keqes. Por ne vendin tonë ndodh e kundërta. Para disa ditësh u mbajten disa protesta studentore , ne një grup studentesh duke dëgjuar kritikat shumta të studentave : si shitja e librave, marrja e notave me te holla, ngacmimet e shumta seksuale nga ana e profesorave dhe shumë PADREJTSI TE TJERA QË JU BEHEN STUDENTAVE. Morrëm iniciativ për ndryshimet në sistemin arsimor , por fatkeqësisht neve një pjesë e shoqërisë jemi të kenaqur me gjendjen në të cilen ndodhemi. Në ditën e parë të protestës dolën militantët partiak dhe bën disa selfie në protestë. Duke na etiketuar se pas nesh qëndron dikush i partisë tuaj. Ditën e dytë të protestes priteshte dalja masive e studentave ato nuk dolën, PËR SHKAK SE STUDENTËT QE DOLEN U KERCNUAN NJË NGA NJË NGA ANA JUAJ , QË THONI SE JENI GJITHMONË ATY PËR STUDENTËT. Ne si studentë kemi pasur presione të shumta nga profesorat, udheheqësia , sigurimet dhe studentët që u rrijne nën këmb juve apo zagarët tuaj. NA QESHËT , NA FOLËT, NA SHIKONI SHTREMBËR, NA ETIKETUAT SI PARTI POLITIKE, NA VENDOSET PERSONA TE NDRYSHEM SE NA RRIJNE PAS NESH E QË NE NUK I NJIHNIM ASPAK ATO , PROFESOR MAQEDON NA PERKRAHEN KURSE PROFESORËVE SHQIPTAR JU RREZIKOESHTE VENDI PUNËS NËSE DO DILNIN TË NA PËRKRAHIN, KUR DOLEN NE KRAHUN TONË PËR TË NA PËRKRAH, JU I MORRET SIKUR QËNDROJNË PAS NESH DHE DUKE U BËRË PRESION TË MADH ,TURP TË KENI!! POR NDJEHEMI KRENAR SE JU ZGJUAM NGA GJUMI. NDJEHEMI KRENAR SEPSE BËMË ATË QË ASKUSH SMUND TA BËNTE ,NDJEHEMI KRENAR SE JUVE U ZBULUAM SE SA I VLERSONI STUDENTËT. Gjithmonë thoni se fjala është e lirë në vendin tonë por ndodh e kundërta , gjithmonë thoni se studentët i kanë bërë lëvizjet më të mëdha në botë por në Maqedoni nuk i lejoni as revoltën e tyre të shprehin . Nga sot e kuptova se ju asnjiher si keni vlersuar studentët , asnjiher sua keni kthyer ankesat ,asnjiher sua keni kthyer kerkesat, por vetëm i keni KËRCNUAR ato ,asnjiher si keni degjuar ato. Dhe njëher fajin ua kam vendos Rinisë pse nuk mundohet të ndryshoj dicka, por nga sot e kuptova se kur dikush mundohet të ndryshon dicka e pëson keq e më keq. Prandaj jam pesimiste më shumë se kurrë. Faleminderit studentëve që morrën mundin të dalin në protesta u pa se ishin të mllefosur dhe me shumë frikë dolën , faleminderit juve që na pëkrahet nga facebooku, faleminderit juve që nëpërmjet studentave që rrijnë nen juve dhe miltantëve partiak i përqatë studentët. Ne definitivisht e meritojmë gjendjen në të cilën jemi. DHE SHUMË MË SHUMË SE KURRË NDJEHEMI KRENAR SEPSE ISHIM TË SINQERT DHE QËLLIMIN E KISHIM TË PASTËR. DHE MOS HARRONI SHIFEMI NË PROTESTAT E ARDHSHME NESE SI PLOTSONI KËRKESAT TONA