Grupi i studentëve që merret me organizimin e protestes së paralajmeruar  për ditën e martë, njoftojnë se para pak castesh jane sulmuar faqet tyre në fejsbuk, bashkë me eventin e përgatitur për këtë ngjarje, nga ”hakerë të pushtetit”.

Poashtu nga organizatorët e protestës njoftohet se ndaj studentëve ushtrohet presion i hatashëm, për të  mos iu përgjigjur ftesës për të marrë pjesë në Protestë, si dhe në disa raste agjitohet nga  individ të caktuar, që janë të njohur për këshillin organizativ të protestës,  duke përhapur dezinformata se gjoja protesta  na qenka organizuar nga parti politike.

Shqetësuese për këshillin organizativ të protestave ngelet edhe lufta e egër  që këta individ të veshur me pushtet  janë duke ushtruar presion ndaj mediumeve të caktuara, të cilët,edhe pse në fillim mbështetën protestën  duke publikuar njoftimet e tyre, por pas pak kohe janë detyruar që të heqin nga web faqet e tyre, të gjitha njoftimet që kishin të bëjnë me protestën e  ditës   së martë, thonë nga grupi i studentëve.

Këto jane foto të eventit tashmë të mbyllur , ndërkohë që studentët kanë hapur një event  të ri, bashkë me porosinë:Pasi Hakerat e Pushtetit e mbyllen eventin tani me fuqishem!!,linkun e të cilit e gjeni duke klikuar KETU