Protesta studentore e paralajmëruar për ditën e martë, në Tetovë, ka ngjallur mjaft interes tek te gjithë shqiptarët e Maqedonisë.  Andaj edhe vërehet një  përkrahje e  madhe  nga të gjitha anët. Janë të shumtë, intelektualët, analistët,  si dhe veprimtarë  të shoqërisë civile, shqiptarë që  përkrahin dhe motivojnë studentët në kërkesat e tyre.

Në përkrahje të studentëve së fundi ka dalur edhe Arianit xhaferi,aktivist i shoqërisë civile i cili ishte dhe vazhdon të jetë shumë aktiv dhe  i zëshëm në mbrojte të ambientit me shoqatën e tij ambientaliste  Eco Guerila.

Aktivisti Xhaferi  nëpermjet paraqitjeve të tija në rrjetet sociale prej disa ditëve është shumë aktiv, ku nuk ka lënë pa komentuar edhe protestat e studentëve të Tiranës. Ai, nëpërmjet një postimi në fejsbuk,në formë shakaje, sikur i ka nxitur studentët Shqiptarë në Maqedoni, që edhe këta të ngriten në protesta. ”Gjithë ato francuza- te ne, asnjoni s’proteston”, kishte shkruar , z. Xhaferi, ditë më parë.  Poashtu edhe në një postim tjetër ai i porosit studentët shqiptarë në Maqedoni, që edhe ata  ngjashëm si studentët e Politeknikut në Tiranë e  që  kanë publikuar listën me emrat e pedagogëve që duhet të kalojnë në Vetting, e që supozohet se  kanë pranuar lekë apo janë të korruptuar, që edhe këta këtu në Maqedoni të dalin me lista që ti ngjesin para fakulteteve, në çdo rrugë, në çdo lagje , i kishte këshilluar Xhaferi