Një numër i vogël tifozësh serb, tentuan të ndërprisnin ndeshjen miqësore me Kosovës dhe Madagastarit të zhvilluar ditën e shtunë që përfundoi me fitoren 1-0 për kosovarët.

Tifozet-serbe

Sipas gazetës “Blic” në Serbi dhe disa pamjeve të publikuara nga po kjo media, duken disa persona që afrohen pranë rrethimit të të stadiumit ku Kosova po e zhvillonte ndeshjen me Madagaskarin, të cilët shpalosin disa banderola. Bëhet fjalë për një bashkëpunim të disa tifozëve serbë, rumunë dhe grekë.

Serbet

“UEFA e përkrah terrorizmin” dhe “Kosova nuk ka dorëzim”, shkruhej në banderolat e shpalosura nga tifozët serbë. Po sipas burimeve të “Blic” nga Serbia, thuhet se gjesti në fjalë ka qenë dashur të jetë një lloj kundërpërgjigje për dronin e famshëm, i cili u shfaq në stadiumin e Beogradit, në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2016” në mes Serbisë dhe Shqipërisë në vitin 2014.