Piloti britanik Luis Hamilton ka fituar në çmimin e madh të Hungarisë.

Hamilton e kaloi i pari finishin, duke lënë pas Vestapenin e Red Bullit dhe shokun e skuadrës Valteri Botasin e Mercedesit.

Hamilton fitoi në pistën e Hungarisë për të 8-ën herë duke vendosur një rekord. Maks Verstapen bëri një garë të mirë pasi arriti të renditej i dyti edhe pse u përplas gjatë garës.

Hamilton mori fitoren e dytë në sezonin e 2020.