Këngatarja Rozana Radi ka reaguar ashpër në rrjetet sociale për ata që nuk zbatojnë masat të cilat ndihmojnë në parandalimin e koronavirusit.

Ajo thotë se ka miq të shtruar në spital dhe në gjendje të rëndë, ndaj shpreh domosdoshmërinë e zbatimit të masave.

“Për mua cdo individ i cili nuk mban maskë, nuk mban distancim social është një “ínjorant” dhe kjo pandemi më bëri të kuptoj që Shqipërinë e shkatërruan shqiptarët.

S’më plas fare për politikë as s’dua t’ja di… Kam miq të shtruar në spital, të cilët janë mosha ime dhe janë keq.

Ndaj ju lutem nëse keni ndërmend të merrni në qafë ata që i respektojnë këto rregulla, lidhni një gur në qafë vetë dhe mbysni veten tuaj”, ka shkruar Radi në Instagram.