Han kërkon transferim demokratik të pushtetit

Katër ditë para vizitës në Maqedoni, komisioneri evropian për zgjerimin Johanes Han dërgoi porosi për dorëzimin e qetë dhe demokratik të pushtetit në vend. Në intervistën për Dojçe Vele, Han shprehet se pikërisht nga kjo varet perspektiva evropiane e shtetit dhe zbatimi i reformave.

 75% e qytetarëve në Maqedoni dëshirojnë anëtarësim në BE. Kjo është një këshillë e mirë për politikanët se duhet të bëjnë diçka që do t’i ndihmojë këtij procesi. Nëse nuk bëni diçka, nuk ka rekomandim pozitiv. Vendi meritoi lëvdata për zbatimin e zgjedhjeve. Nëse këtë e humbin tani, atëherë do të humbni shumë. Por, nëse tani e zbatojnë këtë, atëherë do ta vendosin familjen evropiane nën presion që edhe ajo të realizojë – deklaroi Johanes Han, komisioneri Evropian për Zgjerim .

Sipas Hanit, ndërmjetësimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama në hartimin e Deklaratës së partive shqiptare është joproduktive për tejkalimin e krizës politike.

 Të gjithë ne që jemi një kohë të gjatë në politikë e dimë se këshillat nga fqinjët rrallë janë të mirëpritura. Si rezultat kjo është joproduktive. Për ta zgjidhur këtë do të duhet kohë – theksoi Johanes Han.

Hani gjithashtu theksoi se Brukseli është i hidhëruar për shkak të përzierjes së shtuar të Moskës në politikën e brendshme të Maqedonisë dhe konsideron se në mënyrë shtesë nxit tensione dhe kontribuon në rritjen e jostabilitetit që megjithatë është rezultat i brendshëm.