Vazhdojnë protestat kundër platformës

Për të 19 ditë me radhë nëpër rrugët e Shkupit po mbahen protestat e nismës “Për Maqedoni të përbashkët”. Marshi i sotëm,  i cili sërish filloi prej përpara Qeverisë, u kryesua nga valltarët e veshur me veshje popullore maqedonase, ndërsa tubimi përfundon para Kuvendit. Paralelisht me Shkupin, protesta mbahen edhe në disa qytete të tjera në Maqedoni. Protesta zhvillohet kundër Platformës shqiptare dhe kundër dygjuhësisë në Maqedoni.