Eurokomesari për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Johanes Han do të qëndrojë në Maqedoni nesër dhe pasnesër për takime politike si dhe me përfaqësuesit e sektorit civil ,përcjell Fol.

Han, siç është konfirmuar zyrtarisht, do të ketë takime me kryeministrin dhe kreun e LSDM-së Zoran Zaev, kryetarin i parlamentit Talat Xhaferi, kreun e BDI Ali Ahmeti, VMRO-DPMNE Nikola Gruevski dhe Aleanca për shqiptarët Zijadin Sela.

Në kuadër të vizitës, Komisioneri i BE-së do të takohet gjithashtu me përfaqësuesit e sektorit joqeveritar. Komisioneri Evropian Han njoftoi për vizitë javën e kaluar në Twitter pas takimeve të tij në Bruksel me zëvendëskryeministrin përgjegjës për çështjet evropiane Bujar Osmani dhe ministrin e jashtëm Nikola Dimitrov.

” E pres me padurim vizitën ime në Shkup javën e ardhshme, brenda së cilës do të kem takime politike, si dhe takime me përfaqësuesit e shoqërisë civile”, shkroi Han./Fol.mk