Koha në Maqedoni do të jetë e ndryshueshme me vransira , në fund të ditës në pjesët perëndimore me reshje lokale ndërsa në vendet malore do të ketë reshje bore,përcjell Fol.
Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të jetë nga dy në 10, dhe e përditshmja nga shtatë në 13.

Në Shkup, moti i ngjashëm, i vrenjtur me reshje të lehta të shiut. Era e moderuar do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet në gjashtë, dhe e përditshmja do të arrijë në 10 gradë.
Reshjet do të intensifikohen gjatë natës dhe do të vazhdojnë nesër në mëngjes. Erë e fortë veriore do të fryjë, e cila do të shkaktoj rënie të temperaturës./Fol.mk