Mund t’i fshihni drithërat tuaj të mëngjesit në dollap dhe merrni një mëngjes të vërtetë me çokollatë. Nuk e besoni? Ju njohim me provën që mbështet faktin e ngrënies së çokollatës në mëngjes.

Sipas disa studimeve të ndryshme të kryera në Universitetin e Tel Avivit, nëse dëshironi të hani në mënyrë organike, çokollata e zezë është gjëja e parë që duhet të hani për mëngjes, në kohën kur metabolizmi i trupit është duke punuar me vështirësi.

Hulumtuesit e këtij universiteti gjetën se duke kombinuar çokollatën me proteina apo karbohidrate në mëngjes, bënë që të zhduket dëshira për sheqer gjatë gjithë ditës.

Studimi është realizuar për një periudhë kohore prej 32 javëve me një numër prej 193 personash jo-diabetikë, të cilët u ndanë në dy grupe:

Grupi A duhet të konsumonin çdo mëngjes 300 kalori;

Grupi B duhet të konsumonin 600 kalori duke përfshirë një puding me çokollatë çdo mëngjes;

Studiuesja Daniela Jkubowicz vuri në dukje përfitimet afatgjata të një mëngjesi të bollshëm me 600 kalori, ku përfshihej dhe sheqeri.

Sipas saj, grupi i dytë kishte humbur 18.5 kilogramë mesatarisht dhe e gjitha kjo sepse ngrënia e çokollatës në mëngjes kishte zvogëluar dëshirën e tyre për sheqer në vijimësinë e ditës.

Pra, në saj të këtij studimi dhe lajmi të madh për adhuruesit e sheqerit dhe çokollatave veçanërisht, mund t’u gëzoheni këtyre të fundit çdo mëngjes dhe nuk do të shtoni në peshë. Akoma më mirë… do të humbisni kilogramë.