Femrat që vuajnë nga zemra mund të humbasin jetën pasi nuk marrin të njëjtat trajtime si meshkujt, zbulon një studim i ri.

Hulumtuesit analizuan rezultatet e 180,368 pacientëve suedezë të cilët pësuan një sulm në zemër gjatë një periudhe 10-vjeçare dhe gratë kishin dy herë më shumë gjasa të vdisnin nga ataku në zemër në krahasim me meshkujt

 Për të luftuar sëmundjet e zemrës përdoren tre trajtime por sipas të dhënave, femrat kishin 34% më pak gjasa që të merrnin trajtimin për bllokimin e arterieve, 24% më pak gjasa për të marr ilaçet për trigliceridet dhe kolesterolin dhe 16% më pak gjasa për të konsumuar aspirina e cila ndihmon në parandalimin e mpiksjes së gjakut.

Fondacioni Heart deklaroi se “Sulmet në zemër shpesh janë parë si një çështje shëndetësore mashkullore, por më shumë gra po vdesin nga sëmundjet e zemrës sesa kanceri i gjirit”.

Studimi gjithashtu zbuloi se gratë kishin më shumë gjasa të vuanin nga sëmundje si diabeti dhe presioni i lartë i gjakut në krahasim me meshkujt.