Trafiku në vendkalimet kufitare drejt Greqisë, i cili ishte ndërprerë për shkak të grevës nga doganorët grekë, sot është normalizuar, kumtoi në mëngjesin e sotëm Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Vendkalimet kufitare Evzoni dhe Dojran ishin të mbyllura deri dje në mbrëmje, deri në orën 23, ndërsa greva në vendkalimin kufitar Mexhitli zgjati deri në orën 5 të mëngjesit.

Në vendet e tjera kufitare nuk ka më ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.