Fjalori i parë i ilustruar Shqip-Maqedonisht/Maqedonisht-Shqip për fëmijë sot do të prezantohet edhe para nxënësve në SHF “Goce Dellçev” nga Gostivari. Fjalori përmban 4.500 fjalë nga dy gjuhët.

Fjalorin do të prezantojë komisari i lartë për pakica kombëtare të OSBE-së – Komisariati i lartë për pakica kombëtare (KLPK) Lamberto Zanier.

“Fjalori është në linjë të mbështesë afatgjate të KLPK-së për politika të orientuara ndaj tejkalimit të ndarjeve në sholla dhe në shoqëri si tërësi. Zgjerimi i vëllimit të mjeteve për mësimin e gjuhës për nxënësit e arsimit fillor është drejtpërdrejtë në drejtim të realizimit të këtij qëllimi. Fjalori përmban nga 4.500 terme nga dy gjuhët dhe është marrë nga programi mësimor nga klasat më të larta në arsimin fillor”, informojnë nga misioni i OSBE-së në Shkup.

Sqarojnë se përmbahen edhe shqyrtime të shkurta të gramatikës në dy gjuhët dhe një numër i caktuar i ilustrimeve të përshtatura me moshën. është përpunuar nga ekipi i ekspertëve nga Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup dhe Universitetit Shtetëror i Tetovës. Fjalori gjithashtu është i disponueshëm onlajn dhe si aplikacion për android dhe IOS pajisje.

Fjalori për fëmijë është i përgatitur nga KLPK dhe Nansen dialog qendra Shkup, me mbështetje financiare nga qeveria gjermane.

Fjalori dje është prezantuar para nxënësve në SHF “Bratstvo” në Shkup./Fol/