Me një vendim të ministres Deskoska, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar punësime të reja nëpër shkolla të ulëta dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë.Ndër to është edhe shkolla e ulët e muzikës në Kumanovë “Pance Peshev”, i cili nga ky vit do të filloj edhe me një paralele shqipe, ku është bërë pranimi i kuadrit mësimdhënës shqiptar në këtë shkollë, për lëndën e solfexhos.Rikujtojmë që ka tre vite deri te realizimi i kësaj iniciative të udhëhequr nga Shoqata artistike “MRIKA” në krye me profesor Rami Mustafa, ku pas shumë peripecive më në fund u realizua ëndërra që fëmijët shqiptar të Kumanovës të vijojnë mësimet në gjuhën e tyre amëtare.Tani prindërit shqiptar mund ti regjistrojnë pranë kësaj shkolle fëmijët e tyre të cilët kanë prirje për muzikë. (INA)