Kongresmeni amerikan Eliot Engel, ia dhuroi kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, flamurin e ShBA-ve.

Megjithatë, gjatë pranimit të dhuratës nga Engel, kryeministri është ‘ngatërruar’ teksa ka provuar ta hapte atë.

I ngjashëm ishte edhe veprimi i kongresmenit amerikan i cili nuk ia doli ta hapte dhuratën, po ashtu.

Për t’u dalë në ndihmë, një punonjëse e kabinetit qeveritar i ka dalë në ndihmë kryeministrit për ta hapur dhuratën. /KP/Telegrafi/