Personi S.I. (26) nga Tetova është gjetur sot në oborrin e një shtëpie në rrugën ‘176’ në qytet, informoi zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski. Sipas të dhënave të tij, rasti është paraqitur në polici rreth orës 11:30 nga një i punësuar në spitalin klinik të Tetovës. Kufoma ishte në shtresën e betonit në oborr, përcjell Fol.

”Pas paraqitjes në vendin e cekur menjëherë janë dërguar policë dhe më pas ekipi hetues me Prokurorin publik, mjeku gjyqësor dhe ekipi i SPB Tetovë, të cilët kryen ekspertizë dhe konstatuan se tetovari 26-vjeçari është i vdekur. Me urdhër të prokurorit, ndaj kufomës do të bëhet autopsi dhe do të qartësohen të gjitha karakteristikat e rastit”, tha Josifovski.

Sipas të dhënave jozyrtare nga hetimi, sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për vetëvrasje me kërcim nga terraca e shtëpisë së tij, i cili një kohë të gjatë ka pasur probleme serioze psikologjike. /Fol/