Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se ndihet i tronditur nga aksidentime fatalitet që ndodhi në autostradën Shkup- Tetovë.

Sipas tij, kjo tragjedi ka prekur shumë familje derisa ka shumë persona të vdekur e dhjetra të lënduar. “Ngushëllime të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe shërim sa më të shpejtë për të lënduarit”, ka shkruar ai.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

I tronditur nga aksidenti me fatalitet në autostradën Shkup-Tetovë. Një tragjedi që po prekë shumë familje, me dhjetëra të lenduar e për fat të keq shumë të vdekur. Ngushëllime të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe shërim sa më të shpejtë për të lënduarit.