Ai tha se Aleanca ka pasur votë kundër dhe ka për Gjykatën Speciale Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se partia e tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pasur votë kundër dhe vazhdon me këtë qëndrim për Gjykatën Speciale, siç vazhdon të jetë kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kryeministri Haradinaj pas një takimi me kryetarin e komunës së Gjakovës, po ashtu ka thënë se projektligji për Demarkacionin me Malin e Zi, është në kuvend dhe deputetët mund të vendosin.

Megjithëse, tha se pa vendosur për demarkacionin shpejt, nuk çelet një perspektivë tjetër.

“Aleanca ka pasur votë kundër dhe ka për Gjykatën Speciale, ka votë kundër për Bashkësinë e Komunave Serbe në versionin e rrezuar nga Gjykata, ka votë kundër për dhomat e posaçme, ka qenë dhe është, asnjë ndryshim, asnjë befasi, asgjë e re, jo, i vetmi dallim është, kam qenë kundër si opozitë jam kundër edhe në qeverisje, sepse unë s’kam ardhur për përshtatje dhe nuk iu përshtatem.

Nuk ka me mundur me mi bërë dikush politikat pos atyre që iu besoj për këtë vend sepse ne vetëm me përshtatje, kemi me përfunduar vetëm si monedhë kusuritese, kurrë s’kemi me mbërri te ajo që duhet me qenë vend i pavarur, sovran për të marrë vendime”, ka thënë Haradinaj.