Veprimtari kërçovar, Gafurr Adili, ka vendosur që me rastin e ditëlindjes së 59-të, kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti t’i dhurojë një padi. Adili thotë se do e padisë Ahmetin për shkak të jë deklarate të dhënë në gazetën Shekulli të Tiranës për ekzistimin e gjoja një fletarrestim kundër tij.

“Sot (04 Janar) Ali Ahmeti e ka ditëlindjen, i mbush 59 vjet, dhe në vend të urimit e PARALAJMËROJ se, shumë shpejt do ta padis për izolimin tim 14 vjeçar në Republikën e Shqipërisë, përmes MASHTRIMIT.
Kam deklaruar se Ali Ahmetin do ta detyroj ta pjelli fletë-arrestin e shpikur nga ai dhe bashkëmafiozët e tij në trekëndëshin: Tetovë-Prishtinë-Tiranë”, shkruan Adili, duke publikuar edhe dokumentet në bazë të cilave do e padisë kryetarin e BDI-së.
“Sqarim:
– Me poshtë e keni deklaratën (përmes një interviste) e Ali Ahmetit te gazeta “Shekulli” e Tiranes;
– Dy dokumentet e leshuara nga gjykata e Kërçovës, të cilat dëshmojnë të kundërtën e deklaratës së Ali Ahmetit, të cilat, pas 14 vitesh izolim në Republikën e Shqipërisë, ma mundësuan rikthimin tim në Kërçovë”, shkruan Adili./lajm