Ramush Haradinaj sot nën shoqërinë e
kryetarit të Komunës së Çairit, Visa Ganiu kaloi disa çaste në Çarshin e vjetër në Shkup. Mirëpo edhe pse kaluan kohë sëbashku ai ngatërroi emrin e kryetarit. Në postimin në facebook Haradinaj kishte postuar disa fotografi nga vizita e tij në Shkup, ku si kryetar të Komunës së Çairit e kishte shkruar Ejup Alimin, i cili është deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonis së Veriut.
Pas disa minutave postimi arriti të editohet.