Ditën e sotme në Colmar të Francës pritet të mbahet seanca ndaj liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Sipas mediave se seanca gjyqësore ndaj tij do të fillojë në orën 14:00.

Lideri i AAK-së ka thënë se sot kjo gjykatë mund të mos marrë vendim për lirimin e tij. Por, ai porosit mbështetësit që të jenë të qetë, meqenëse e drejta është plotësisht në anën e tij.

Kreu i AAK-së, i cili po mbahet në Francë që nga 4 janari, kur është arrestuar sipas një fletarresti të Serbisë, fton qytetarët dhe ata që besojnë në të që të mos shqetësohen pasi thotë se beson në të drejtën e tij. Ndërkaq, ai është shprehur i qartë se nuk e njeh juridiksionin serb mbi të.