Ish-ministri i Kulturës nga radhët e LDK-së, Astrit Haraqija ka thënë se ndjehet i habitur nga sjellja e LDK-së në raport me Vetëvendosjen.

Haraqija, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se LDK-ja ka qenë mjaft e durueshme në raport me Vetëvendosjen.

“Jam çuditur në shumë raste se si zoti Mustafa ka duruar Vetëvendosjen deri në këtë nivel. Vjosa Osmani ka deklaruar se i kanë lutur të presin edhe një javë para se ta zgjidhnin kryetarin e Kuvendit, por ata nuk kanë pasur guxim që të presin edhe një javë”.