Vajza 19 vjeçare me lëndime në pjesën e shpatullës e cila është në gjendje kritike, për momentin është dërguar për operim në Klinikën “Nënë Tereza” ka theksuar Ilir Hasani.

Sipas informatave të fundit nga spitalet ku po trajtohen të lënduarit e aksidentit tragjik në Llaskarcë, bëhet fjalë për 5 pacientë të cilët janë në gjendje kritike.

Tre nga ata janë në kurim intensiv në Klinikën për anestezion dhe re-animacion dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është e vështirë, derisa dy të tjerë janë në Spitalin e Qytetit “ 8 Shtatori” dhe janë me lëndime në tru dhe po mbahen në jetë për aparaturave.