Haxhi Robin Krasniqi humbi me pikë (118:110, 115:114, 117-111) nga Arthur Abraham në kategorinë WBO super të mesme.

Abraham ishte ish-kampion bote në dy kategori të ndryshme, një tregues se me çfarë kundërshtari të vështirë kishte të bënte boksieri ynë.

Para këtij takimi të dy boksierët kishin nga 50 meçe të zhvilluara, një fitore më shumë e ka shqiptari, 46 fitore e katër humbje, kurse Abraham 45 fitore e pesë humbje.

Krasniqi u fut në ring me këngën “Kuq e zi”.

Roundi 1: Ishte një rund i balancuar, kur Abraham dhe Krasniqi u treguan shumë të kujdesshëm, por më shumë mundësi rundi i takoi Abrahamit.

Roundi 2: Nuk shikuam ndonjë goditje të pastër apo të fortë, por Abraham ishte më i mirë.

Roundi 3: Krasniqi në këtë rund ishte më i mirë, Abraham u mbrojt, por boksieri shqiptar ishte më i mirë.

Roundi 4: Ky rund i shkoi Krasniqit. 30-vjeçari shqiptar tashmë është në formë.

Roundi 5: Arthur Abraham ishte dukshëm më i mirë.

Roundi 6: “Mbreti Arthur” ishte sulmues dhe me shumë mundësi i takoi dhe ky rund, edhe pse gjuajti disa herë në mënyrë jo të rregullt dhe normalisht që gjyqtari e këshilloi që mos ta përsëritë.

Roundi 7: Robin Krasniqi po e përballon mirë goditjet e Abrahamit dhe normalisht që edhe po sulmon.

Rundi 8: Në këtë rund Krasniqi dominoi në minutat e parë dhe ky rund i takoi atij.

Rundi 9: Më i ashpri deri më tani, kishte goditje nga të dy boksierët, por Abraham dha disa goditje më të forta pasi ishte më i mirë në luftën e afërt.

Rundi 10: Abraham sulmoi më shumë dhe me meritë ky rund i takoi 37-vjeçarit.

Rundi 11: Armeni vazhdoi të jetë më aktiv, sulmoi dhe lëviz më shumë dhe kështu dominoi edhe një herë.

Rundi 12: Në këtë rund të dy boksierët u treguan të kujdesshëm, por ishte Abraham ai që tregoi më shumë.