Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj.

Në një konferencë për media, ka thënë se janë të shqetësuar dhe për këtë qeveria ka dhënë angazhimin maksimal.
“Jemi të shqetësuar me vrasjen makabre të M.O. dhe kjo është arsyeja pse qeveria ka dhënë angazhim maksimal ndaj këtij rasti. Për shkak të dominimit të mentalitetit partirakal burrat konsiderojnë trupin e gruas si një pron të tyre. Kjo duhet të ndryshoj dhe qeveria do të angazhohet në reforma në arsim, shëndetësi, drejtësi”.

“Kërkojmë dënim maksimal për vrasjen makabre”, tha ndër të tjera Haxhiu.