Arnold Gjergjaj nuk ka arritur t’i bëjë ballë boksierit britanik, David Haye në përballjen e sotme të zhvilluar në Londër.

Haye arriti që ta përfundojë takimin qysh në raundin e dytë, raporton Koha.net.

Për Gjergjajn kjo ishte humbja e parë pas 30 meçeve të zhvilluara në boksin profesionist.

Kurse për Hayen ky ishte meçi i 31-të, prej të cilave ka 28 fitore dhe humbje.

Ish-kampioni i botës në janar ishte kthyer pas tri vitesh e gjysmë pauzë, duke mposhtur me nokaut në raund të parë australianin Mark de Mori, kurse i pamëshirshëm ishte edhe sonte kundër shqiptarit Arnold Gjergjaj.