Pas përplasjeve të fundit brenda Bashkimit Demokratik për Integrim, që erdhën si rezultat i shuarjes së Sekretariatit për Implementimin e MO-së dhe vendimit të kësaj partie për të përkrahur kandidatin maqedonas të LSDM-së për president, siç duket ka bërë që funksionarët e kësaj partie të dalin haptas kundër vendimeve të këtij subjekti. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me ish zv.kryeministrin z. Hazbi Lika. Nga burime të afërta me z. Lika, që duan të mbesin anonim, theksojnë se ish zv.kryeministri po pregadit terrenin për mos të votuar Stevo Pendarovskin për president të shtetit dhe agjiton për të votuar kandidatin shqiptar, Prof. Blerim Reka. Se a do të dalë edhe publikisht z. Lika për këtë, ngelet të shohim ditët në vijim./Albanews24/