Në tubimin zgjedhor  në Saraj, kandidati i pavarur për President  Blerim Reka kishte  deklaruar se  për momentin ka vetëm një ambasador shqiptar në ambasadat e Maqedonisë.  Në lidhje me këtë deklaratë të Profesorit Reka, reagoj shumë shpejt BDI nëpërmjet portaleve të saja që sa vite i paguan me para të dyshimta.

Sipas tyre  në të gjithë ambasadat e Maqedonisë ka tetë ambasador duke e nxjerrë Rekën si gënjeshtarë para opinionit dhe duke nxjerrë ca emra të  paverifikuar sa duhet  bile duke ua ngatërruar edhe ambasadat të cilat përfaqësojnë si psh. Serxhim Muhamedi  thuhet se është ambasador në Kopenhagën, ndërkohë që ai në të vërtet është Ambasdor në Oslo.

Ngjashëm si emri  Muhamed  Serxhim që është deklaruar më përkatësi etnike turke ka edhe shumë të pavërteta në listën e publikuar nga portalet e BDI-së, por e vërteta është krejt ndryshe që mund të shihet në listën e meposhtme:

  • Ne Munih  të Gjermanisë Rexhep Demiri nuk është ambasador, por Konzull gjeneral i RMV. Ambasadat hapen zakonisht në Kryeqytete. Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut eshte ne Berlin.
  • Jakup Rexhepi para tre mandateve eshte emëruar konzull dhe sivjet i është vazhduar mandati.
  • Shpresa Jusufi është anëtare e LSDM anëtare e LSDM-së dhe nuk është Ambasdor e RMV, por udhëheqëse e detyrës.
  • Ramadan Nazifi është kandidat për Ambasador në Berlin.
  • Muhamed Serxhim është deklaruar nga bashkesia etnike turke dhe është ambasador në Oslo të Norvegjisë dhe jo në Danimarkë siç thuhet nga portalet e BDI-së.
  • Oliver Kërliu është shqiptaro – maqedonas që do të thote se është shqiptar kuadër i LSDM-së.
  • Agnesa Rusi, vajza e Koneska Rusit që deklarohet si maqedonase.
  • Në Çikago nuk ka ambasadë, por ambasda është në Washington.
  • Qenan Ramadani ish shef i protokollit në Ministrinë e Punëve të Jashtme është e vërtetë së është emëruar Ambassador në Bern të Zvicrës, por nga LSDM-ja dhe jo nga BDI-ja. /fol. Mk