Nënkryetari i LDK-së që është njëkohësisht edhe kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri thotë se Avdullah Hoti do të ketë mandat të përkohshëm në krye të qeverisë.Haziri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ai është kryetar i Gjilanit dhe ka obligime të shumta ndaj qytetarëve dhe se nuk ka qenë i interesuar për pozita të tjera politike shtetërore.
“Nuk jam i interesuar për pozita të përkohshme…Për mua mandati i Hotit është i përkohshëm. Mund të shkojë deri në tri vjet nëse do të ketë marrëveshje të gjerë politike. Kjo qeveri edhe më tutje po ecën në këmbë të qelqit derisa nuk ka stabilitet të qëndrueshëm politik. Asnjë qeveri nuk mund të punojë pa pasur stabilitet politik”, tha ai.