Hekurudha e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Transport SHA Shkup e informon opinionin e gjerë se me datë 15.11.2019 zyrtarisht është lëshuar në qarkullim lokomotiva e parë elektrike, nga gjithsej katër, pasi paraprakisht është kryer kontrolli para dërgesës në R.P. të Kinës është informon Tetova sot

Prodhues i këtyre elektrolokomotivave është kompania CRRC ZhuZhou nga R.P. e Kinës. Vlera e një lokomotive është 2.130.000 euro, ndërsa mjetet janë siguruar nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rekonstruim (EBRD).

Lokomotiva i ka kaluar të gjitha testet dhe ka TSI çertifikatë nga ana e prodhuesit, si dhe leje për qarkullim nga Zyra për siguri në trafikun e hekurudhor të RMV.

Nga ana e HRMV Transport janë bërë testime në përputhje me kërkesat e tenderit në rrejtin hekurudhor në Maqedoninë e Veriut, me çka është vërtetuar se testimet i plotësojnë kërkesat te parapara me tender që lokomotiva të tërheq 1600 ton në 17 promila.

Drejtori Gjeneral i HRMV Transport SHA Shkup, Orhan Murtezani, gjatë qëndrimit në Kinë deklaroi se sipas afatit të paraparë deri në mes të dhjetorit duhet të arrijnë edhe tre lokomotivat tjera.