Në Ukrainë, një helikopter u rrëzuar pas përplasjes me një kullë televizive dhe ekziston frika se disa njerëz u vranë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një helikopter Mi-8 i cili ra në qytetin e Kremenchug në rajonin e Poltava të Ukrainës.

Siç thuhet më tej, ai është një helikopter privat i kompanisë ajrore me tre ose katër vetë, dhe dyshohet se të gjithë janë vrarë.

Po sipas mediave, mbetjet e helikopterit janë të shpërndara rreth mjedisit.