Sot në Tetovë do të bëhet varrimi i pesë anëtarëve të familjes Zylbehari, të cilët dje në mënyrë tragjike humbën jetën pas shpërthimit të zjarrit në shtëpinë e tyre gjatë orëve të mëngjesit.

Katër fëmijë të moshës 5 deri në 14 vjeçare dhe e ëma e tyre Fatime Zylbehari 39 vjeçe, humbën jetën nga zjarri që përfshiu shtëpinë e tyre në rrugën Goce Dellçev në Tetovë. Shkaktari i zjarrit zyrtarisht ende nuk dihet, por dyshohet se ai është shkaktuar nga koftori. Flakët fillimisht kanë përfshirë katin e dytë ky  flinin pesë viktimat  pastaj është përhapur edhe në katin e poshtëm ky flinin dy pleqtë e shtëpisë dhe më pas edhe në shtëpinë fqinje. Nga kati i parë kanë arritur të shpëtojnë gjyshja dhe gjyshi i të viktimave, ndërsa në shtëpinë fqinje nuk banonte njeri. Rasti tek zjarrfikësit është lajmëruar në orën 4 e 15 minuta të cilët kanë intervenuar me 21 zjarrfikës dhe nëntë makina. Sipas tyre, intervenimi ka qenë i shpejtë por nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për 4 fëmijët e mitur dhe nënën e tyre Fatime.