HERA ka dhënë mesazh deri tek Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut se nevojat e grave lidhur me shëndetin seksual dhe riprodhues nuk duhet në asnjë moment të lihen pas dore dhe veçanërisht jo gjatë krizës së pandemisë me KOVID-19.

“Tek gratë shtatzëna dhe foshnjat e sapolindura ndodhin shumë ndryshime fizike dhe ndryshime në zhvillimin e fetusit, që i bën shumë të rrezikuar në infeksione virusale respiratore siç është KOVID-19. Prandaj grave shtatzëna, pa dallim nëse janë të dyshuar ose janë të infektuar me KOVID-19 nuk guxon t’u vështirësohet qasja deri tek mbështetja e nevojshme mjekësore”, thonë nga HERA:

Nga shoqata paralajmërojnë se paarritshmëria ose mbyllja e materniteteve mund të sjell deri në rritjen e vdekshmërisë së lehonave, që tani më ndodh në disa rajone në botë të prekura nga pandeMEDIAL.

“Mbyllja e shkollave shpesh sjell deri në rritje të aktivitetit seksual tek të rinjtë, ndërsa nëse ekziston mungesë e prezervativëve dhe kontracepsionit modern rriten edhe mundësitë për shtatzëni adoleshente, që më tej do të sjell deri në largimin e vajzave nga sistemi arsimor dhe negativisht do të ndikojë ndaj zhvillimin dhe jetës së tyre të mëtutjeshme”, potencojnë nga HERA.

Nga shoqata i bëjnë thirrje Qeverisë t’i garantojë shërbimet bazë dhe jetësore për shëndet seksual dhe riprodhues në kushte të krizës humanitare – ashtu siç janë definuar nga ana e një numri të madh të agjencive ndërkombëtare shëndetësore, KB dhe fella shkencore.

Nga HERA potencojnë se buxhetet për financim të shërbimeve për shëndet seksual dhe riprodhues nuk guxon të zvogëlohen ose të ndalohen.