SPB i Punëve të Brendshme të PTHP-së ka ngritur padi penale kundër ish-kryetarit të Komunës së Novo Sellës, i dyshuar për dy vepra penale ‘shërbim në detyrë’ dhe ‘raste të veçanta për falsifikimin e dokumenteve’, përcjell Fol.

”I akuzuari më 18 tetor të 2017 në mënyrë të paautorizuar është shërbyer me veturën me pronësi të Komunës Novo Sellë, që si kryetar komune i është dhënë për nevoja zyrtare. Edhe pse e ka ditur se i ka kaluar afati si kryetari komune, të njëjtë ditë kur ia ka dhënë vendimin kryetarit të ri B.V. ka refuzuar të kryejë pranim-dorëzim të veturës, duke përgatitur udhëtim zyrtar me veturën zyrtare dhe së bashku me bashkëshorten e tij më 19 tetor ka shkuar në Shkup për nevojat e veta private”, tha në konferencë për shtyp Hrizantema Rendevska nga SPB Strumicë.

Në momentin kur është ndalë ish-kryetari nga policia, bashkëshortja e tij i ka xhiruar policët në mënyrë jo-legale edhe pse policët i kanë thënë të ndalojë.

Nga ana e policisë me urdhër të PTHP-së, me konfirmimin e lëndëve të marra, janë marrë makina e fotografuar e Komunës së Novo Sellës dhe telefoni celular i bashkëshortes. /Fol/