Konsumimi i një apo dy gotave birrë pas punës është pjesë e pandashme e rutinës ditore të britanikëve, njësoj sikurse konsumimi i çajit me ndonjë biskotë.

Por, ndryshe nga kjo e fundit, alkooli mund të shpijë në vdekje të parakohshme, transmeton Telegrafi.

Në vitin 2016, vetëm në Mbretërinë e Bashkuar ishin shënuar 7327 vdekje të ndërlidhura me konsumimin e alkoolit, ku meshkujt janë 55 për qind më të prirë të vuajnë nga sëmundje të ndërlidhura me alkoolin sesa gratë.

Sipas Dr. Luke James, studimet tregojnë se mbi e treta e njerëzve konsumojnë më shumë alkool sesa sasia e rekomanduar brenda jave.

Ekspertët bëjnë të ditur se është normale t’i shijoni disa gota birrë herë pas here, megjithatë duhet të synoni që shumicën e netëve të javës t’i keni pa alkool.

Cilat janë efektet afatgjata të konsumimit të alkoolit?

Konsumimi i tepërt i alkool përgjatë një periudhe të gjatë kohore mund t’i shkaktojë mbi 60 probleme shëndetësore, duke përfshirë sëmundje të gojës, fytit, stomakut, mëlçisë, kancerin e gjirit, shtypjen e lartë të gjakut, dhe depresionin.

Veç këtyre, alkooli e dobëson edhe sistemin e imunitetit dhe eshtrat.

Alkooli ndikon edhe në shtimin e peshës sepse përmban një numër të madh të kalorive. P.sh., vetëm një gotë verë përmban 159 kalori – sa gjysma e një hamburgeri. /Fol/