M.S. nga fshati Koreshnicë-Demir Kapija, në stacionin e policisë Negotinë, ka raportuar se S.B. (43) nga fshati i njëjtë i ka ofruar atij para për të votuar për një nga kandidatët për kryekomunar të Demir Kapisë, përcjell Fol.

Policia njofton se në lidhje me rastin e raportuar, në stacionin policor Negotinë, për shkak të mbledhjes së informacionit, janë thirrë disa persona.

Është njoftuar edhe prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit dhe Velesit, i cili dha udhëzime se pas kompletimit të rastit, të dorëzohet akuzë e caktuar deri te Prokuroria Themelore Publik-Veles me dokumentacionin e plotë. /Fol/