Asociacioni qytetar “MOST” do t’i ndjekë zgjedhjet lokale (nesër 15 tetor) me 2.500 vëzhgues, përcjell Fol.

‘MOST’ me nga një anëtarë do të ndjek rreth 50% të vendvotimeve, të cilët do të vëzhgojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhorë.

Përfaqësues nga kjo organizatë do të ketë edhe nëpër gjithsej 80 Komisionet Komunale Zgjedhore (KKZ) dhe në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Nga MOST u bëjnë thirrje qytetarëve që të paraqesin të gjitha parregullsitë dhe incidentet që do të hasin gjatë procesit të votimit.

Darko Aleksov, drejtor ekzekutiv i OJQ “MOST”, theksoi para medias se vëzhguesit do të jenë statik dhe do ta përcjellin të gjithë procesin zgjedhor ditën e diel nëpër vendvotime. Kjo, sipas tij, do të thotë se vëzhguesit do ta përcjellin nga afër hapjen e vendvotimeve, procedurën e votimit, mbylljen e vendvotimit dhe procesin e numërimit të votave. Përkrah këtyre 2100 vëzhguesve, Organizata Qytetarë “MOST” do të ketë në dispozicion edhe 120 ekipe me nga dy persona të cilët do të kenë për obligim që ta ndjekin procesin në ata vendvotime ku “MOST” nuk do të ketë vëzhgues të vetë. /Fol/