Gjatë ditës së sotme dy hetues nga Gjermania kanë arritur në Tetovë, tek spitali modular i cili u shkrumbua nga zjarri dhe për pasoj mbetën 14 viktima dhe 12 pacientë të lënduar. Bëhet fjalë ekspert të shkallës më të lartë për ekspertiza dhe hetime gjatë fatkeqësive. Qëllimi i tyre është që të ndihmojnë në zbulimin dhe vërtetimin e shkaqeve të zjarrit në spitalin modular në Tetovë.