Ministria e Arsimit dhe shkencës ka vendosur të largojë nga përdorimi librin “Edukimi qytetarë” për klasën e tetë pasi përmbante diskriminime gjinore, fetare dhe shëndetsore, shkruan albeu.com.

Të gjitha këto konstatime u vërtetuan nga Avokati i popullit dhe Komiteti i Helsinkut për të drejtat e njeriut në Maqedoni.

Për të njëjtat arsye, në korrik MASH solli vendimin për të larguar nga përdorimi librin “Shoqëria” për klasën e katërt.