Ish kryesuesi i këshillit të komunës së Tetovës, Hisen Xhemaili tani më është rikthyer jetës akademike. Ai nuk mori përsipër edhe një mandat për të drejtuar këshillin komunal të Tetovës duke lënë këtë vend për Bekim Memetin dhe duke ju hapur rrugë më të rinjve, shkruan TetovaSot.

Xhemaili ka pasur gjithnjë mbështetje të madhe nga Malësia dhe njihet si personi kyç në BDI për Malësinë e Sharrit.

Ndryshe zgjedhjet lokale do të mbahen me 15 tetor dhe roli i Hisen Xhamilit sërish do të jetë i madh për të mbështetur BDI-në e Tetovës.