Çerkezi është themeluar më 1864 dhe sot është një fshat-lagje i cili graviton në kuadër të Komunës së Kumanovës. Themeluesit ishin çerkezët nga rrjedh edhe emri.
Pas kapitulimit të imamit Kamil në çeçeni dhe Dagestan më 1859 nga Perandoria ruse, filloi një kampanjë e madhe e pastrimit etnik në Kaukazin e veriut, respektivisht ndaj etnive cirkazian ku bënin pjesë edhe çerkezët si etni dhe zëvendësimi i këtyre etnive me popullatë ruse, i njohur si specialitet sllav. Osmanët nuk e shihnin me sy të keq dëbimin e kaukazve të besimit islam, ata shumë shpejt dërguan emisar për të stimuluar emigracionin drejt Turqisë me kaukaz sepse shpresonin që përmes këtyre etnive të besimit islam të ndryshonin përbërjen e disa regjioneve të banuar me popullatë krishtere.
Së pari çerkezët u shpërngulën në Turqi kurse më vonë qeveria turke një pjesë të tyre e zhvendosi në Kumanovë, respektivisht në periferi të qytetit themeloi fshatin çerkez, të banuar ekskluzivisht me kaukazë.
Më 1914 fshati digjet tërësisht, një numër i madh i çerkezëve shpërngulen prapë në Turqi. Në vitin 1921 kishte vetëm 6 shtëpi, në vitin 1960 kishte 76 shtëpi. Me ardhjen e popullsisë nga viset malore fshati gati tërësisht e ndryshoi konfiguracionin etnik dhe u rrit dukshëm. Sot është ndër fshatrat më të zhvilluar dhe më të mëdhenj në rajonin e Kumanovës.