Gjithsesi është fakt se shqiptarët sa më shumë po kalojnë vitet aq më natyrshëm po e kremtojnë këtë ditë, në krahasim me vitet e para të pas 90-tës kur të gjitha qytetet 14 shkurtin e kthenin në një festë të madhe kolektive, ku vetëm intimitet nuk kishte. Si një popull me temperament , me sa duket shqiptarët në vitet e para të demokracisë kremtuan më shumë të ndaluarën, ndërsa tani ‘të ambjentuar’ me lirinë kremtojnë ritualin e zakonshëm dhe të mirë që ofron kjo ditë.
-Historiku i “Ditës së dashurisë”
Tek romakët e lashtë, që para 17 shekujsh, dita e dashurisë konsiderohej si festa më madhështore, e cila nënkuptonte dashurinë që romakët paganë kishin për zotin e tyre. Legjendat rreth kësaj feste, janë të shumta, por më e spikatura është ajo që vetë romakët e besonin si të vërtetë.Thuhet se themeluesi i Romës së lashtë, Romulus, një ditë prej ditësh, kur ishte ende foshnjë, piu nga gjiri i një ulkonje, qumështi i së cilës i dhuroi trupit të tij forcë e energji. Duke marrë shkas nga kjo, romakët e lashtë e paganë, e përkujtonin atë çdo vit, në mes të muajit shkurt, duke therur atë ditë një qen e një dhi dhe me gjakun e tyre dy djem të rinj lyenin trupin.Më pas, dy të rinjtë të ndjekur nga qindra njerëz, vërtiteshin nëpër rrugët e qytetit. Ata mbanin në duar dy copa lëkure kafshe dhe me to fërkonin çdo njeri që takohej me ta, ndërsa femrat romake besonin se një rit i tillë i mundësonte atyre mbetj en shtatzanë.
Nga “Dashuri hyjnore”, në “Martirizim dashurie”-
Tregohet se Shën Valentini vdiq në Romën e lashtë, në vitin 296 e.s. i ekzekutuar barbarisht nga prijësi i ushtrisë romake, Klaudios. Në shenjë përkujtimi për të, banorët e këtij qyteti, në vitin 350 e.s. ngritën një kishë, pikërisht në vendin ku ai u ekzekutua. Ndërkohë, edhe pse romakët e përqafuan fenë e krishterë, ata vazhduan ta festonin këtë ditë “të shenjtë”, mirëpo i ndryshuan kuptimin pagan nga “Dashuri hyjnore”, në “Martirizim dashurie”, për të cilën, siç thuhet Shën Valentini kishte dhënë jetën, pasi qe i pari nismëtar që thirri për paqe dhe dashuri. Më vonë, kjo festë, u quajt “Festa e të dashuruarve”.Në një legjendë tjetër, thuhet se kur perandori romak Klaudios i II-të, ishte në pushtet (shek. III-të e.s.), dha urdhër që askush nga ushtarët e tij të mos martohej, pasi martesa i pengonte ata të merrnin pjesë nepër beteja.Por këtë vendim, e shkeli prifti Valentin, i cili n ë fshehtësinë më të madhe, nisi të nënshkruajë akte martesash, të cilat i sollën edhe ekzekutimin nga perandori./RTK