Edhe pse kishte momente të vështira gjatë muajit prill, sidomos zhvillimet në kuvend, megjithatë, formimi i qeverisë paraqet një hap pozitiv për Maqedoninë. Kështu ka thënëZëvendës ndihmësi sekretari amerikan i shtetit, Hojt Brajan Ji, për Zërin e Amerikës,programin në gjuhës boshnjake. Ai ka shtuar se vendimi i Ivanovit për të dhënë mandatin Zaevit, ka qenë tregues se “demokracia në Maqedoni është e qëndrueshme dhe e fortë”.

“Presim që qeveria e re të jetë partner i Bashkësisë Ndërkombëtare, me BE-në, SHBA-në, me vende që për shumë vite janë partnere të Maqedonisë, në drejtim të zbatimit të reformave të nevojshme që të mund të avancohet. Të zgjidh problemet me fqinjët, përfshirë edhe Greqinë. Qëllimi është arritja e marrëveshjeve që do të debllokonin rrugën e Maqedonisë drejt integrimit euro-atlantik”, tha Zëvendës ndihmës sekretar amerikan i shtetit, Hojt Brajan Ji.
Ai ka shtuar se politika e SHBA-së ndaj vendeve të rajonit ngelet e njëjtë dhe e pandryshuar, për arsye se është e bazuar në interesat amerikane për rajonin qëecpërpara, drejt integrimit në Evropë, drejt krijimit të klimës më të mirë për investimeve evropiane dhe amerikane dhe në përgjithësi drejt jetës më të mirë të qytetarëve.
“Shtetet përparimtare, stabile, të sigurt, ku ka paqe, zakonisht janë të rrethuar nga shtet tjera stabile dhe të zhvilluara. Nuk është e rastësishme që asnjë vend deri tani nuk ka kërkuar që të del nga NATO. Nga të njëjtat arsye, shtete që janë brenda, nuk dëshirojnë që të dalin, ata që janë jashtë, dëshirojnë të hyjnë. NATO siguron nivelin e sigurisë që është i nevojshëm për stabilitet dhe zhvillim”, theksoi Hojt Ji.
Ai ka shtuar se integrimi në BE dhe NATO jep mundësi më të mëdha për rritje të ekonomisë, punësime dhe arsimim.
/SHENJA/