Shtatë persona janë vënë në pranga pasi dyshohen se kanë vjedhur diamantë me vlerë 75 milionë Euro në aeroportin Schipol të Amsterdamit në vitin 2005.

Pesë burra dhe dy gra, të gjithë shtetas holandezë janë arrestuar në Valencia dhe Amsterdam, sipas autoriteteve në Holandë.

Anëtarët e bandës të armatosur, ishin veshur si punonjës të aeroportit për të vjedhur më pas diamantët kur ato do të ngarkoheshin në avion.Diamantët do të dërgoheshin në Antuerp të Belgjikës, kryeqyteti europian i diamantëve.

Disa nga gurët me vlerë u morën gjatë ndjekjes me makinë të grabitësve, por pjesa tjetër me vlerë 40 milionë euro ende nuk është gjetur.

Mediat ndërkombëtare thanë se grabitja është më e madhja e këtij lloji e bërë ndonjëherë. Diamantët u vodhën në një zonë të sigurisë së lartë të aeroportit, pasi grabitësit depërtuan me anë të një autoblinde.